KB Vëllaznimi konfirmon rrahjen, merr masa disiplinore ndaj lojtarëve

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka konfirmuar rrahjen që ka ndodhur në mes të basketbollistëve në stërvitjen e djeshme

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka konfirmuar rrahjen që ka ndodhur në mes të basketbollistëve në stërvitjen e djeshme.

Klubi gjakovar dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti.

“KB Vëllaznmi njofton tifozët “Kuqezinjët e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive”, thuhet në njoftim.

“KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli”.

Përndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku në një përgjigje për Klankosova, është thënë se njëri nga personat është arrestuar.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika