Hoxha: Procesi i dialogut është i përmbysur – nuk arrin me gjeneru asnjë rezultat në mes të palëve

Dibran Hoxha ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, ky proces është i përmbysur dhe nuk po arrin të sjellë asnjë rezultat pozitiv mes dy palëve. Ai gjithashtu ka theksuar që pozicioni i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është më racional dhe i bazuar në logjikë në krahasim me pozicionin e Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht BE-së

Analisti Dibran Hoxha ka deklaruar se procesi i dialogut është i përmbysur dhe nuk po arrin me të gjenerojë asnjë rezultat në mes të palëve.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohet lidhur me takimin që zhvilluan Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel.

“Pozicioni i Albin Kurtit ka shumë më shumë racionalitet dhe logjikë në kuptim të dialogut që po bëhet sesa pozicioni tashmë i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së në rastin konkret, sepse nëse ndjekim me radhë logjikën dhe strukturimin e dokumenteve të cilat na u paraqitën, ato tregojnë pse kjo tashmë metafora e famshme ‘Qerja para Kalit’ qëndron”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka theksuar se “në radhë të parë krejt ky proces i dialogut është I përmbysur në kuptimin që nuk po mbërrin me gjeneru kurrfarë rezultati në mes palëve, pasi të dy palët për njëra-tjetrën janë problematike”.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë takimit të së enjtes në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka prezantuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit, dhe të Aneksit të Zbatimit të Ohrit të 18 marsit.

Por, rundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë tashmë kishte përfunduar pa ndonjë pajtim mes palëve.

Kurti para gazetarëve ka deklaruar se ka qenë i vetmi në takim që ka propozuar “një udhërrëfyes të sekuencuar” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika