OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

Shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain ka njoftuar se një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse apo kur do të mund të ushqehen sërish

FOTO:AFP

Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse apo kur do të mund të ushqehen sërish, ka thënë shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain.

Ajo ka thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”.

“Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar – normalja e re – dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vjetët që po vijnë”, ka thënë ajo.

Shefja e kësaj agjencie – e veja e senatorit të ndjerë amerikan, John McCain – ka thënë se vlerësohet që gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare besohet se po përballen me kequshqim, shkruan REL.

Në gjetjet tjera është përmendur se 783 milionë njerëz në 79 shtete të botës flenë të uritur çdo natë.

Ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë situatë besohet se janë kombinimi i konflikteve, kriza ekonomike, kriza ekstreme dhe rritja e çmimeve.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika