“Dukagjini” nis shpërndarjen e librave falas për komunitetin boshnjak dhe turk

Sot ka filluar shpërndarja e librave falas për komunitetin boshnjak dhe turk nga shtëpia botuese, "Dukagjini" pasi të mërkurën u arrit marrëveshja për shpërndarjen e librave falas për komunitetin boshnjak, ndërkaq të enjten një marrëveshje e ngjashme u bë edhe për komunitetin turk në Kosovë

Shtëpia Botuese, “Dukagjini” sot ka filluar me shpërndarjen e librave falas për komunitetin boshnjak dhe turk.

Të mërkurën u arrit marrëveshja për shpërndarjen e librave falas për komunitetin boshnjak, ndërkaq të enjten një marrëveshje e ngjashme u bë edhe për komunitetin turk në Kosovë.

Ata u shprehën falënderues dhe mirënjohës ndaj “Dukagjinit”, duke thënë që ky është kontribut i madh në arsimimin e komunitetit turk dhe boshnjak.

Shtëpia botuese “Dukagjini” nënshkroi këtë marrëveshje me Erol Kala, përfaqësues i shoqatës “Turkish Teachers Society of Kosovo” në Republikën e Kosovës, me mbështetjen edhe të deputetit Z. Enis Kervan.

“Jua rikujtojmë se nxënësit e këtyre komuniteteve nga e hëna do të kenë në bankat e tyre librat me të cilët do të shërbehen për të nxënë dije të reja. Shtëpia botuese “Dukagjini” çdoherë është treguar e gatshme dhe vullnetplot për mbështetjen e institucioneve dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në reagiimin e Shtëpisë Botuese Dukagjini.

Ndërkohë, përfaqësuesi i shoqatës “Turkish Teachers Society of Kosovo” në Republikën e Kosovës, Erol Kala, u shpreh shumë i lumtur për iniciativën e marrë nga Dukagjini.

Ndërsa, për nxënësit e komunitetit boshnjak u nënshkrua të mërkurën me deputeten Duda Balje.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika