Zyra e Prokurorit të Specializuar mirëpret vendimin për rastin “Gucati e Haradinaj”

Prokurori i Specializuar, Smith, pas vendimit të së mërkurës të Gjykatës Speciale, ka thënë se ka shprehur angazhimin e tij për të hetuar dhe ndjekur penalisht me vigjilencë të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mirëpritur vendimin e së mërkurës të Gjykatës së Speciale ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në njoftimin për media, është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar angazhohet të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve.

Pas dhënies së vendimit të së mërkurës në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka shprehur angazhimin e tij për të hetuar dhe ndjekur penalisht me vigjilencë të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë.

“Sot është vendosur drejtësi, Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për krimet e tyre, pas një gjykimi transparent, të kujdesshëm dhe të drejtë të këtij rasti të rëndësishëm,” ka thënë Smith.

Ashtu siç është deklaruar të mërkurën nga Trupi Gjykues, mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi dhe lëndimi qëndron në themel të çdo sistemi të drejtësisë penale, aktet dhe sjellja e të akuzuarve iu kundërvunë pikërisht këtij themeli.

“Aktet dhe deklaratat në këtë lëndë kanë ndodhur në një klimë frikësimi, siç ishin gjetjet e gjykatësve sot”, ka thënë më tutje Smith.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë fuqishëm hetimet dhe ndjekjen penale të të gjitha akteve të frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve ose pengimit të drejtësisë.

Ai ka shtuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë mundësinë unike që të japin drejtësi për viktimat sepse ato janë një vend i sigurt ku dëshmitarët mund të  flasin hapur për krimet që kanë parë dhe pësuar përpara më shumë se 20 vjetëve.

“Frikësimi apo hakmarrja ndaj këtyre viktimave është, sipas mendimit tim, krim shumë i rëndë që godet në zemër aftësinë e këtij institucioni për të dhënë drejtësi dhe sundimin e ligjit. Nëse përpiqeni të frikësoni apo të hakmerreni ndaj dëshmitarëve të kësaj gjykate, unë do të bëj gjithҫka që është në pushtetin tim dhe të sigurohem që ju të dilni përpara drejtësisë”, ka shtuar Smith.

9 vjet burgim për Gucatin e Haradinajn

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika