Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në Serbi

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa

Një fëmijë luan pranë një sistemi kundërajror të vendosur pranë një stadiumi në Beograd. Fotografi ilustruese nga arkivi. Foto: Darko Vojinovic (AP)

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se mëngjesin e 16 shtatorit ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa.

Në kompaninë EDePro në Leshtani, në periferi të Beogradit, shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima nga shpërthimi”, u tha në njoftim.

Ekipet e emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq si masë mbrojtëse, autoritetet kanë mbyllur një dalje në një autostradë që gjendet afër fabrikës ku ndodhi shpërthimi.

Sipas ueb-faqes së EdePro, kjo kompani ofron zgjidhje për pajisje të ndryshme të industrisë së mbrojtjes, sikurse raketat, motorët raketorët dhe dronët.

Leshtani, ku gjendet edhe fabrika e industrisë së mbrojtjes, ndodhet 15 kilometra në lindje të Beogradit. /REL

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika