“Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

Bejtush Gashi, Hasan Maxharraj, Arbër Avdijaj e Sadush Kabashi janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim në lidhje me keqpërdorimet e subvencioneve bujqësore

Katër persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Subvencionet 3”, që kanë të bëjnë me keqpërdorime në sektorin e bujqësisë në lidhje me subvencionet.

Bejtush Gashi është dënuar me gjashtë muaj burgim për marrje të ryshfetit.

I akuzuari tjetër, Hasan Maxharraj, po ashtu është dënuar me gjashtë muaj burgim për dhënie të ryshfetit, derisa bëhet e ditur se të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Arbër Avdiaj është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ky i akuzuar detyrohet që t’ia kompensojë buxhetit të shtetit 63 mijë euro.

Dhe, po ashtu akuzuari Sadush Kabashi është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim.

Këta persona të cilët sot janë dënuar, ishin akuzuar se kanë dhënë e marrë ryshfet me qëllim të përfitimit nga subvencionet e ndryshme në sektorin e bujqësisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika