PSD-ja hedh letër higjienike para MSH-së dhe vendos fotografi për kushtet në spitale

Partia Socialdemokrate organizoi një aksion të martën, duke hedhur letra higjienike para Ministrisë së Shëndetësisë dhe duke vendosur foto për të përhapur mesazhin e tyre për “situatën shqetësuese në spitale”

Aksioni i PSD-së para Ministrisë së Shëndetësisë, foto EO.

Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë, për të ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.

Në këtë aksion, ata kanë hedhur letra higjienike në oborrin e Ministrisë dhe kanë vendosur fotografi për të ilustruar kushtet në spitale.

Donjetë Demolli, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë nuk ka dalë nga zyra e tij për të marrë masa konkrete për përmirësimin e situatës në shëndetësi.

Dhe, sipas saj, kjo është arsyeja pse ata kanë sjellë fotografi për t’i bërë të ditur se çfarë po ndodh në spitale.

Demolli ka theksuar se gjendja në spitale është shqetësuese dhe qytetarët mund të jenë në rrezik për shkak të kushteve të këqija të ofruara, në vend se të marrin shërbim shëndetësor cilësor.

Ajo, gjithashtu, ka shtuar se ende nuk është lëshuar tenderi për mirëmbajtjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të tjera.

“Ministri nuk ka përgatitur tenderin për mirëmbajtjen e QKUK-së dhe spitaleve. Nëse infrastruktura në këto institucione është e keqe, nuk mund të presim përmirësime të menjëhershme. Ka nevojë për shumë ndërhyrje, ka mungesë të barnave dhe aparaturave. Ministri duket se po përqendrohet në fuqizimin e spitaleve private, ku ka punuar më parë përmes udhëzimeve administrative”, ka deklaruar Demolli, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika