Arrihet një marrëveshje për një armëpushim midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Armenët etnikë në Nagorni-Karabah janë rënë dakord për një propozim rus për armëpushim, pas 24 orësh të ofensivës së Azerbajxhanit për të kontrolluar enklavën. Autoritetet e vetëshpallura lokale armene kanë thënë se në kushtet e reja të krijuara "nuk kanë pasur zgjidhje tjetër"

Armenët etnikë në rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit në Nagorni-Karabah kanë gjetur një akordancë me një propozim rus për armëpushim sot (e mërkure), 24 orë pasi Azerbajxhani nisi një ofensivë për të rimarrë kontrollin e enklavës, ku për pasojë u vranë dhjetëra njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.

Forcat separatiste armene në Karabah thanë se Azerbajxhani kishte shkelur linjat e tyre duke kapur shumë rrugë dhe terene të larta dhe strategjike.

“Republika e Artsakut” e vetëshpallur ka deklaruar se në rrethana të tilla nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte fund armiqësive që nga ora 13:00 me orën lokale të së mërkurës së 20 shtatorit.

“Autoritetet e Republikës së Artsakhut pranojnë propozimin e komandës së kontingjentit paqeruajtës rus për armëpushim”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Me ndërmjetësimin e komandës së kontingjentit paqeruajtës rus të vendosur në Nagorni-Karabah, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të armiqësive nga ora 13:00 e datës 20 shtator 2023”.

Nga ana tjetër edhe Azerbajxhani ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje armëpushimi.

Forcat paqeruajtëse ruse i përcollën Azerbajxhanit apelin e armenëve të Karabahut për një armëpushim.

Azerbajxhani nisi operacionin e tij kundër Nagorni-Karabahut të martën pasi disa nga ushtarët e tyre u vranë në, siç tha Baku, sulme nga rajoni malor, të cilin Azerbajxhani e ka izoluar.

Baku ka kërkuar që autoritetet politike separatiste në Karabah, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, gjithashtu të shpërbëhen përpara çdo bisedimi për të ardhmen e rajonit, të cilin Azerbajxhani dëshiron ta integrojë plotësisht, dhe të heqin armët dhe të çarmatosen.

Nagorni-Karabahu njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika