Dy serbë arrestohen në veri

Dy serbë janë arrestuar të mërkurën e 20 shtatorit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy serbë janë arrestuar të mërkurën e 20 shtatorit në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Ndonëse nuk dihen arsyet e arrestimeve, mediumi lokal “Kossev” raporton se bëhet fjalë për dyshime për krime lufte.

Lidhur me arrestimet e dy serbëve pati reagim nga Lista Serbe.

Ajo e ka ndërlidhur arrestimin me politikë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ju kujtojmë se arrestimi i bashkëkombësve, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pasi Kurti refuzoi të marrë pjesë në mënyrë aktive në dialog dhe të depërshkallëzojë situatën në terren. Është e qartë se Kurti vazhdon me planin e tij që t’i zgjidhë çështjet e hapura politike me dhunë dhe forcë. Serbët në Kosovë i trajton si pengje në procesin e negociatave, ku mund t’i maltretojë sa herë të dojë dhe me këtë t’i dërgojë mesazh Bashkimit Evropian se s’mund t’i bëjnë gjë”, thuhet në reagimin e tyre.

Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që “urgjentisht të parandalojë ndërhyrjen e forcave speciale dhe provokimet tjera nga regjimi i Kurtit, që kërcënojnë paqen dhe shkaktojnë tensione”.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika