Haradinaj: Qëndrimet e Ramës konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB

Qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e lavdëroi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për paraqitjen që ai e pati në Këshillin e Sigurimit.

Sipas tij, qëndrimet e kryeministrit shqiptar konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike.

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Hapja ishte nën moderimin e kryeministrit Edi Rama.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika