Tahiri: Duam të shohim në detaje procedurat e furnizimit me rezerva shtetërore

"Ne duam të shohim në detaje procedurat e furnizimit me rezerva shtetërore", ka deklaruar shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën ku në rend dite është themelimi i komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kërkesa për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore është e duhur, pasi opozita duhet të dijë se si pushteti e ka menaxhuar furnizimin me rezervat shtetërore.

“Ne po dëshirojmë të dimë se si është menaxhuar me rezervat shtetërore. Duam ta dimë se cila është procedura që është ndjekur në tërësi për furnizimin me rezerva shtetërore”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka fajësuar shefen e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila e quajti “kërkesë të pakuptimtë” themelimin e këtij komisioni duke i thënë se edhe më herët ka pasur interferimin nga ana e saj në sistemin e drejtësisë.

“Kusari-Lila duhet ta dijë se pushtetet janë të ndara dhe momenti kur një shefe e GP të VV-së thotë se prokuroria ka bërë spektakël, këtu është ndikimi politik mbi prokurorinë”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se menaxhimi me rezervat shtetërore, përveç në sytë e hetuesisë, duhet të shihet edhe në perspektivën politike.

“Ne po dojmë me pa këtë megaskandal edhe në perspektivën politike”, ka theksuar ai.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paraqitur para deputetëve propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika