Lotë, emocione e krenari, flasin familjarët e ushtarëve të rinj

Nën lot e emocione flasin familjarët e ushtarëve të rinj që diplomuan të premtën në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj. Ata shprehën krenarë dhe thonë se ishin shtysë që bijtë e tyre tëmarrin rrugën ushtarake në mbrojtje të atdheut

Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së, Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj

Pasi hidhen kapelat në ajër, ushtarakët e rinj hidhen në përqafimin e prindërve, fëmijëve e familjarëve të tjerë.

302 rekrutët që veç edhe sot e patën emërtimin të tillë, kanë qëndruar rreth 9 javë larg shtëpive, për tu kthyer tash me uniformën ushtarake.

Lotët zor që mbahen e krenaria peshon shumë, sidomos në zemrat e familjarëve që të premten e përcollën nga afër diplomimin e djemve dhe vajzave të tyre.

Kjo ndjenjë e përzier me emocione nuk është e re për Nuhi Zulfajn, që të tretin djalë sot po e sheh në uniformë, veçse thotë që përsëri e tradhtuan lotët.

“Vetë kemi qenë si familje, pjesëtar të UCK-së, e tash me nder edhe me krenari, e tash I treti djalë më diplomoi tash, mi pasë edhe 20 djemë tjerë i kisha cu prap në FSK… Unë edhe qajta, se nuk qaj lehtë, ndjenjë shumë, nuk di qysh me e përshkrua”, ka thënë Nuhi Zulfaj.

Krejt të veçantë e ka ndjenjën edhe Sefer Bunjaku, dikur pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, nipi i të cilit sot u bë pjesë e pasardhëses së UCK-së.

“E kam nip, e kam një ndjenjë të jashtëzakonshme, sepse edhe vetë kam qenë ushtar I UCK-së, një motivim kryesor për me u bë ky sot ushtar i Kosovës, ka qenë edhe i imi. Atëherë e kam një ndjenjë gëzimi, se duhet ti shërbejmë, sa të mundet njeriu, në këtë botë duhet ta dijmë, çka bëjmë ne për shtet e jo shteti për neve. Sot jam shumë krenar që nipi im ju shërben Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Sefer Bunjaku.

Tepër krenarë shprehën edhe prindër të tjerë, që thonë se I mbështetën pa kusht bijtë e tyre, që të marrin këtë rrugë.

“Gzimi më i madh për vendin ku kam lindë, dhe ushtrinë vetë ku e kam kry. Jam i lumtur shumë me i shërby vendit tonë, atdheut tonë”, ka thënë Shefqet Gashi.

“Ndjenjë shumë e mirë, për Kosovë, për shtet, për ushtar, ndjenjë ma t mirë ska. Me dëshirë të vetën, por edhe me dëshirë tonë, të familjes, e kemi përkrahë, për shtet të Kosovës, qysh mos me e përkrah”, ka thënë Binak Shabani.

Në fund të ceremonisë, Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci u përshëndet nga afër me ushtarakët e familjaret e tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika