Ministri Peci: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është agresion i hapur i Serbisë

"Vendosja e rendit dhe ligjit në komunat në veri të vendit, ka shqetësuar të gjitha qarqet politike, grupet e interesit dhe grupet kriminale të cilat nuk dëshirojnë të shohin prezencë të Shtetit të Kosovës në këto komuna'

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e 24 shtatorit, ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Peci ka thënë se ky sulm është agresion i hapur i Serbisë.

“Vendosja e rendit dhe ligjit në komunat në veri të vendit ka shqetësuar të gjitha qarqet politike, grupet e interesit dhe grupet kriminale, të cilat nuk dëshirojnë të shohin prezencë të shtetit të Kosovës në këto komuna. Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është agresion i hapur i Serbisë. Kërcënimet e ditëve të fundit për trazira në veri, lë të nënkuptojmë se ky agresion i paralajmëruar, gjithashtu është i koordinuar. Dikush ende po mban iluzione mbi paqësimin e shtetit-parti në krye të së cilit është pasardhësi ideologjik dhe politik i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Gjaku i dëshmorit Afrim Bunjaku na obligon që shteti i Kosovës të forcohet edhe më shumë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Peci në Facebook.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika