“Bashkë për Republikën” – Abdixhiku viziton policin e plagosur pas sulmit terrorist

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë dhe solidaritetin e tij ndaj Policisë së Kosovës pas sulmit terrorist në veri dhe ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, duke theksuar vendosmërinë për të përballuar sfidat në mbrojtje të Republikës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe polici Alban Rashiti, i cili u plagos si pasojë e sulmeve nga grupet terroriste serbe ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë e tij për Policinë e Kosovës pas sulmit terrorist në veri të vendit.

Abdixhiku pasditen e së dielës ka vizituar policin e plagosur, Alban Rashiti në spital dhe ka ndarë respektin ndaj punës së tyre profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se në mes të dhimbjes së madhe për humbjen e policit Afrim Bunjaku, ai gjeti edhe forcën e krenarisë për punën dhe guximin e shokëve të tij në Policinë e Kosovës, të cilët po ballafaqohen me terroristët.

Ai bëri thirrje për prindërit e Albanit dhe kolegët e tij që të jenë krenarë për veprimtarinë dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe të rendit.

“Vizitova Albanin, policin e plagosur sot nga sulmi terrorist në veri.Mes dhimbjes së madhe për humbjen e Afrimit, tek ai gjeta dhe forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij, Policisë së Kosovës, në përballje me terroristë. Prindit të Albanit i thash të mburret me djalin e tij, sepse me të dhe shokët e tij mburremi të gjithë”, ka shkruar ai.

Në fund ai ka deklaruar se “Do të kapërcejmë secilën sfidë. Bashkë për Republikën”.

Shkëmbimet me armë zjarri në mes të policisë dhe grupeve terroriste janë duke vazhduar.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika