Osmani: Afrim Bunjaku, hero i secilit shqiptar

Rreshteri policor i rënë dje në detyrë në veri të vendit, Afrim Bunjaku u cilësua si hero i secilit shqiptar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se Afrim Bunjaku e ka dëshmuar dje se Kosova është mbi të gjitha dhe se i njëjti do të kujtohet përherë sa të jetë Republika

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku ka thënë se ai është hero i secilit shqiptar dhe se ka bërë sakrificën më sublime, duke u bërë hero i kombit.

“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për të nderuar një rreshter të përkushtuar i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka thënë tutje se përballja e tij me “terroristët e dirigjuar nga Serbia” ishte beteja e fundit për të por jo dhe fundi i tij.

“Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka shtuar Osmani.

Ajo ka shtuar se Afrim Bunjaku e ka dëshmuar dje se Kosova është mbi të gjitha dhe se i njëjti do të të kujtohet përherë sa të jetë Republika.

“Do të kujtohet përherë sa të jetë Republika. Heroi më i ri i Republikës, dje dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha, Afrim Bunjaku është dëshmi se shteti ynë ka nevojë se secili nga ne t’i bëhet gardian”, ka shtuar tutje ajo.

Ditën e djeshme në Banjskë të Komunës së Zveçanit, u sulmua Policia e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, një zyrtar policor i plagosur dhe dy të tjerë të lënduar.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika