Hovenier: ShBA duhet të përcaktoj nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin në veri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se ShBA duhet të përcaktoj nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit, nga i cili mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, një zyrtar policor i plagosur dhe disa të lënduar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të përcaktoj nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin e së dielës në veri.

Në një intervistë për “Politico”, ambasadori Hovenier ka thënë se e dinë që ky sulm ka qenë “i koordinuar dhe sofistikuar”.

“Ne e dimë se ishte e koordinuar dhe e sofistikuar”, ka thënë ai, duke shtuar se personat e armatosur duket se kanë pasur stërvitje ushtarake.

“Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”, ka shtuar ai.

Hovenier ka theksuar se ShBA-së nuk kishte arsye të dyshonte se armët dhe pajisjet e tjera të paraqitura nga policia e Kosovës në një konferencë për shtyp të hënën, nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.

“Njerëzit që ne i mbajmë më të përgjegjshëm janë njerëzit që qëlluan kundër oficerit të policisë së Kosovës”, ka theksuar tutje Hovenier.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika