Turqia kryen sulme ajrore ndaj kurdëvë në Irak

Turqia ka njoftuar se kanë kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut.

Kjo, disa orë pasi një shpërthim vetëvrasës goditi objektin e Ministrisë së Brendshme në Ankara.

Siç raporton BBC, sipas Qeverisë së Turqisë, janë shkatërruar 20 objektiva dhe shumë militantë nga grupi rebel “u neutralizuan”.

Nga hetimet e para është thënë se sulmi në mëngjesin e së dielës u krye nga një anëtar kurd që hodhi veten në erë, ndërsa sulmuesi i dytë u vra nga policia.

Në këtë sulm me bombë dy policë mbetën të lënduar.

Shpërthimi në bulevardin Ataturk ndodhi disa orë përpara se parlamenti të mblidhej sërish pas një pushimi veror.

Në fjalimin e tij në hapjen e parlamentit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi sulmin si “fluturimet e fundit të terrorizmit”.

“Njerëzit e poshtër që synuan paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk ia arritën qëllimit dhe nuk do ta arrijnë kurrë,” tha ai.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika