Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti raporton para deputetëve

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë gjatë ditës së hënë do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Raportimi i tij do të fillojë nga ora 10:00, në ndërtesën e Kuvendit dhe fokus pritet të jetë situata e sigurisë në veri të vendit.

Në mbledhjen e këtij komisioni është paraparë edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 20.09.2023, si dhe të ndryshme.

Drejtori i AKI-së së fundmi është paraparë të jetë shumë aktiv, ku përveç takimeve me drejtues të institucioneve, ka marrë pjesë edhe në takimin e presidentes Vjosa Osmani me partitë opozitare, ku edhe ka dhënë detaje për zhvillimet në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika