Bëhet thirrje për kujdes kundër kancerit të gjirit

“Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”, është motoja e fushatës ndërgjegjësuese nga Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria është duke punuar që terapitë për llojet e kancerit të ofrohen edhe në nivelin sekondar të shëndetësisë.

“Jam këtu për të theksuar mbështetjen e qeverisë. Me angazhim të përbashkët mund ta minimizojmë ketë sëmundje. Andaj me hapjen e kësaj fushate, i bëjmë thirrje vajzave dhe grave që të kujdesen për veten duke u kontrolluar edhe kur nuk kanë shqetësim. Me vendosmërinë tonë për të siguruar barnat, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për barna. Kosova sot ka dy pajisjet të fundit për radioterapi”, ka shtuar Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se institucionet shëndetësore do të rrisin kapacitet për të trajtuar rastet e prekura nga kanceri i gjirit.

Vitia shtoi se synimet do të rriten me ngritjen e buxhetit, për të cilën tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Jeta Vita”, Nafije Latif,i ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i japë më shumë vëmendje grave që janë të prekura me këtë sëmundje.

Ndërkohë, është bërë edhe lansimini aktiviteteve të ndryshme për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit./KP

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika