Kurti: Grantet për komuna do të shpërndahen bazuar në performancë dhe jo preferencë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e linjës është takuar me kryetarët e komunave të Kosovës, ku është diskutuar për problemet e komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e linjës është takuar me kryetarët e komunave të Kosovës.

Fillimisht, Kurti i ka falënderuar kryetarët për mbështetjen që ia kanë dhënë Policisë së Kosovës me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Me këtë rast, edhe është mbajtur një minutë heshtje në nderim të rënies në detyrë të rreshterit Afrim Bunjaku.

Kurse, në kuadër të diskutimit për komunat, Kurti ka bërë të ditur se është miratuar legjislacioni që komunat të raportojnë dhe të përfitojnë nga grantet në bazë të performancës dhe jo preferencës.

“Bazuar në ligjin për sistemin e menaxhimin për performancën e komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë kemi miratuar legjislacionin që komuna të raportojnë dhe përfitojnë në performancë dhe jo preferencë. Të gjitha komunat t’i respektojnë afatet e përcaktuara për raportim, sepse në të kundërtën bëjnë shkelje ligjore”, tha ai.

Tutje, ai tha se granti për komuna për vitin 2024, e kap shumën 284.7 milionë euro, që, sipas tij, “ paraqet vlerën me të madhe për këtë grand”.

Kjo, sipas Kurtit, vjen për shkak të rritjes së buxhetit.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika