Shefi i ushtrisë serbe mohon se planifikuan aneksimin e veriut të Kosovës

Mojsilloviq ka mohuar se kanë planifikuar aneksimin e veriut, duke thënë se është jashtë logjikës që me 30 veta dhe rreth 4 mijë trupa të bënin këtë

Gjatë orëve të pasdites të së dielës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se kanë mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

E për këtë, në Beograd gjatë ditës së hënë kanë mbajtur një konferencë për media shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojslilloviq, me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Mojsilloviq ka mohuar se kanë planifikuar aneksimin e veriut, duke thënë se është jashtë logjikës që me 30 veta dhe rreth 4 mijë trupa të bënin këtë.

“Duket jashtë logjikës operative që 30 veta dhe 4500 anëtarë të angazhuar e kanë atë forcë. Unë vesh uniformë për 37 vjet dhe nëse më pyet mua, 14 mijë anëtarë janë shumë pak për një detyrë kaq kompleks”, ka thënë ai.

Kurse, Vuçeviq ka thënë se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti, Aleksandër Vuçiq që njësitet e tyre të hyjnë në Kosovë, do të hyjnë, por, duke e njoftuar komandën e KFOR-it.

“Nëse Forcat e Armatosura marrin një urdhër të tillë nga Presidenti si Komandant i Përgjithshëm që njësitë e tyre të hyjnë në territorin e Kosovës, Forcat e Armatosura do ta kryejnë një detyrë të tillë në mënyrë efikase, profesionale dhe me sukses. Ne nuk do të bënim asgjë pas shpine askujt, por do ta informonim KFOR-in”, ka thënë Vuçeviq.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika