Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deklaratat e Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konsideruar se deklaratat e Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Kështu tha ajo në konferencën e publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”.

“Sa i përket çështjes së të asaj që thuhet në raport se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë janë ndërhyrje në drejtësi, Gzimi tha se është qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, unë them qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Sipas saj, deklaratat të cilat ata i bëjnë kanë vetëm qëllimin që të ngrenë vigjilencën, llogaridhënien, profesionalizimin, meritokracinë dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.

“Ne nuk ka asnjë rast që të thërrasim prokuror e gjyqtar në telefon për të ndërhyrë në një lëndë që gjyqtari apo prokurori t’i hapë sytë në ndonjë rast apo t’i mbyllë në një tjetër. Kjo nuk ndodh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk mund të heshtim kur shohim ta zëmë që për raste të njëjta diku është dënimi më i madh diku është më i vogël”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, nuk ka dënime siç parashihen në Kodin Penal të Kosovë, andaj konsideron që qartazi nuk paraqesin ndikim në sistemin e drejtësisë deklarimet që bëjnë.

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika