“Numëro sa kulla ke”, polemizojnë Basha dhe Bardhi në Parlamentin e Shqipërisë

Në seancën plenare të së mërkurës së 5 tetorit, debati në Kuvend ka filluar me debate dhe akuza.

Deputeti shqiptar, Gazment Bardhi, ka nisur një debat me Lulzim Bashën, duke i thënë se para se të vijë e të flasë në kuvend, ai do të duhet të numërojë katet e kullave që i kanë dhënë.

“Të jem i sinqertë, u emocionova shumë veçanërisht nga aleanca e kullave. Parafolësi është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu, numëro njëherë katet e kullave të tua. Ti je i vetmi një njeri që je vetëshpallur kryetar dhe nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar të partisë që ti mendon se përfaqëson. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i partisë demokratike, je i rikthyer pas një viti e gjysmë gjoja për të bërë opozitë, por edhe opozitën e bën me kolegët e tu, se më këta mbrapa nuk ta mban”, ka theksuar Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka potencuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për fjalët që thonë e se “prokuroria duhet të hapë hetime o për Bashën o për Bardhin”, i cili, sipas tij, është një shpifës që po bën luftë personale.

“Zonja kryetare, unë prisja përgjigje nga ty, por meqë keni vendosur të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve edhe një herë të them jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre personale në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve, kam vetëm një përgjigje, votoni vetingun politik, mos e ndyni gojën.

Ndërsa, shqiptarëve do u them është i vetmi parlament ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ça thotë. Po hapet goja çorap i pisët dhe askush nuk po mban përgjegjësi, nga deklaratat si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpikësit. Shpifësit gojëçorapë pisët, ata që natën firmosin për kullën dhe ditën sulmojnë partinë demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë që jo vetëm nuk na mbyllin dot gojën, por do përballen me projektligjin për vetingun politik”, ka thënë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika