Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në sulm, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka marrë vëmendje me një deklaratë të papritur në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë. Osmani ka thënë se nëse dëshmohet se Serbia është e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit, atëherë Maqedonia e Veriut do ta rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në iniciativën "Ballkani i Hapur"

Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka befasuar me një deklaratë kur ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai tha se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit, do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Osmani shpreson se shteti serb nuk është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

”Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e ‘Ballkanit të Hapur’ mbi të gjitha ishte pajtimi”, ka thënë Osmani.

Tutje, ai ka theksuar se “ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë” në emisionin Top Tema.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika