Kurti takohet me nënkryetarin e Bujanocit, flasin për pakicën shqiptare në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me nënkryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ku kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim nënkryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Përmes një komunikate për media, nga zyra e kryeministrit thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar për brengat dhe shkeljet që i përjeton pakica shqiptare në Serbi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, z. Shqiprim Musliu, njëherësh nënkryetar i Komunës së Bujanocit. Në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë”, thuhet në komunikatë.

Njëherit, Kurti ka njoftuar Musliun lidhur me zhvillimet e fundit në veri, kryesisht për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Kryeministri Kurti njoftoi nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet tutje.

Kurti dhe Musliu u dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika