Digjet një shtëpi në Mitrovicë, lëndohet një person

Ilustrim

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë dhe është lënduar një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit.

Policia ka njoftuar se në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur tërësisht një shtëpi gjersa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht.

Rr. Ali Pasha Gucia, Mitrovicë Veri 07.10.2023 – 06:30. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasoj e zjarrit një shtëpi është djegur tërësisht ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika