Gërvalla e uron Jim O’Brien për detyrën e re: Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë strategjik

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka uruar James O’Brien për detyrën e re si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi teksa ka thënë se mezi pret të forcojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka uruar James O’Brien për detyrën e re si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Ajo thotë se me O’Brien, mezi presin të forcojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”.

Emërimi i tij është mbështetur nga 67 senatorë, derisa 31 anëtarë kanë qenë kundër.

O’Brien është emëruar në këtë pozitë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 maj.

Ai është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.

Përgjatë karrierës së tij të gjatë, ai është marrë edhe me çështje të Ballkanit, si i dërguar i posaçëm i presidentit, dhe ka marrë pjesë në negociata të paqes në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ai ka qenë i dërguar i posaçëm për çështje të pengjeve dhe më 2021, Biden e ka emëruar koordinator për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika