Ambasadorja e SHBA-ve nuk i komenton trajnimet e grupit terrorist në Serbi

Ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julianne Smith nuk ka dashur të komentojë faktet e paraqitura nga Kosova që tregojnë se grupi terrorist serb ka përdorur bazat ushtarake në Serbi për të organizuar sulmin kundër Kosovës

Ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julianne Smith

Ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julianne Smith nuk ka dashur të komentojë faktet e paraqitura nga Kosova që tregojnë se grupi terrorist serb ka përdorur bazat ushtarake në Serbi për të organizuar sulmin kundër Kosovës.

Televizioni Dukagjini ka pyetur ambasadoren Smith gjatë një konference për gazetarë nëse ndonjë zyrtar i NATO-s e ka ngritur këtë çështje me zyrtarët serbë, po Smith nuk ka pranuar të përgjigjet.

Ajo ka thënë se do të vazhdojnë t’ua theksojnë miqve në rajon se e vetmja rrugë përpara drejt normalizimit është përmes dialogut të lehtësuar të udhëhequr nga BE-ja, i cili, sipas saj mbështetet fuqimisht në të gjithë aleancën e NATO-s. Në vazhdim ndjekim deklaratën e saj.

“Nuk kam asgjë për të ndarë për atë incident të veçantë që po përmendni, do të them se të gjithë kemi qenë këtu në selinë e NATO-s, të gjithë aleatët duke monitoruar nga afër situatën në terren në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi qenë të shqetësuar për shenjat në rritje të paqëndrueshmërisë dhe disa pikave ku ne kemi parë një rritje të dhunës. Si rezultat, KFOR-i mori vendimin ditët e fundit për të tërhequr disa prej forcave të saj strategjike rezervë. Tani kemi pasur një shtim të forcave tona prej disa qindra që vijnë kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me Komandatin Suprem të Aleatëve në Evropë për të parë nëse ai beson që ndonjë gjë shtesë duhet të kërkohet për forcat e NATO-s në terren në Kosovë. Unë e di se ai po shikon nëse KFOR-i ka apo jo nivelin e duhur të aftësive dhe gatishmërisë për t’u përgatitur, për të trajtuar çdo emergjencë të mundshme, por kjo është një fushë e fokusit për aleancën tonë dhe ne do të vazhdojmë të shikojmë atë rajon dhe të nxisë de-përshkallëzimin”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika