“Tokë e askujt”, Dugolli i VV-së kritikë Ramës: Deklaratë skandaloze, Zot ‘bone hajr’  

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me situatën në veri të Kosovës

“Tokë e askujt”, Dugolli i VV-së për Ramës: Deklaratë skandaloze, Zot 'bone hajr’  

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e para pak kohës se veriu i Kosovës është bërë “tokë e askujt” është “skandaloze dhe nuk meriton të diskutohet” ka thënë deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Dugolli ka thënë se Rama “më mirë i bën Kosovës” nëse nuk bën deklarime të tilla.

“…mandej tha se ka qenë tokë e askujt e është tokë e askujt, kjo është skandaloze, thjesht nuk meriton të diskutohet sepse aq larg realitet është sa që zot bone hajr. Nuk e di a ka këshilltar, a ka ndonjë njeri që i rrinë afër. Ne po flasim për një kryeministër të Shqipërisë që si askush tjetër të jetë në krah të Kosovës, ta ndihmon procesin e madje edhe të marr primatin në ndonjë event. Jam i bindur që nuk po kontribuon as pak, lerë më për Shqipëri, e as për Kosovën e rajonin. Me deklarime të tilla ma mirë mos me fol hiç, e ndihmon Kosovën.

Gjithashtu, në një konferencë për media më 28 shtator, Rama kishte bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që, sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë. Deklarim i cili u kritikua më të madhe në Kosove, veçanërisht nga partia në pushtet.

Dugolli edhe këtë propozim të Ramës e ka konsideruar si të pavend.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika