Ish-përzgjedhësja e Kosovës “godet” FFK-në: Nuk e ka ndonjë strategji sa i përket Kombëtareve

Ish-përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Afërdita Fazlija, ka thënë se Federata e Futbollit të Kosovës nuk e ka ndonjë strategji sa i përket Kombëtareve

Fazlija ka thënë se gjatë kohës kur ka qenë selektore e Kosovës, askush në Federatën e Futbollit të Kosovës nuk ka kërkuar ndonjë plan nga ana e saj.

”Mendoj që Federata nuk e ka ndonjë strategji sa i përket Kombëtareve, ose të paktën pjesën kur unë kam qenë. Pavarësisht, ndoshta që mund të duket si jorelevante me kombëtaren e femrave, por puna është përafërsisht e njëjtë.”

”Deri sa nuk e kemi një plan, një program, ndoshta është për keqardhje, po të them të drejtën, nëse iu referohemi parakualifikimeve të 2018 deri në kohën e mos vazhdimit të kontratës, besoni që askush nuk ka kërkuar plan nga unë,” tha ajo në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika