Kurti në takim me Roth: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë, pasi sipas tij, duhet të merret parasysh veprimi agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar paraprakisht kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Gjatë takimit, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, është diskutuar rreth situatës aktuale në vend dhe procesin e dialogut.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri Kurti ka deklaruar se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë.

“Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë”, ka deklaruar ai.

“Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike, të cilat kanë të bëjnë me njohjen defacto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Më tej, u bisedua edhe rreth rrugëtimit e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, si dhe të tij ndaj Republikës së Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë mes të dyve, pas atij të mbajtur në Prishtinë më 11 shtator, për çfarë Roth theksoi se janë kënaqësi takimet e bisedat me kryeministrin Kurti.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika