Osmani: Përsërita mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Izraelit

Ministri i punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani ka theksuar rëndësinë e ripërsëritjes së mbështetjes dhe dënimit të fortë të sulmeve të tmerrshme terroriste të Hamasit dhe ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapa të nevojshëm për të shpëtuar jetët e qindra civilëve dhe për të sjellë fund dhunës

Ditët e fundit, konflikti izraelito-palestinez është rikthyer në titujt e lajmeve, dhe historia e vazhdueshme e dhunës ka sjellë pasoja tragjike për popullatën civile në këtë rajon të ndërlikuar të Lindjes së Mesme.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se ka shprehur mbështetjen e shtetit maqedonas ndaj Izraelit në një lidhje telefonike me ministrin e punëve të Jashtme izraelit, Eli Cohen.

“Është e rëndësishme që të ripërtërijmë mbështetjen dhe dënimin e fortë të sulmeve të tmerrshme terroristike të Hamasit” dhe të ndërmarrim hapa të nevojshëm për të shpëtuar jetët e qindra civilëve dhe për të sjellë fund dhunës, ka thënë Osmani.

Hamas ka qenë në qendër të tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës dhe ka kryer sulme të rënda ndaj qytetarëve izraelitë. Sulmet me raketë të Hamasit janë një shqetësim i madh për sigurinë e Izraelit dhe janë të papranueshme.

Tutje Osmani ka theksuar se “në ditët në vijim, është thelbësore lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe mbrojtja e popullatës civile në të dy anët e kufirit”.

Në këtë kontekst, sipas tij furnizimi me ndihma humanitare për Gazën është një sfidë thelbësore. Popullata e Gazës vuajtëse nga mungesa e ushqimit, ujit dhe burimeve të tjera të nevojshme.

“Nevojitet një furnizim me ndihma për Gazën”, ka përfunduar Osmani.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika