Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të sulmojë gjatë gjithë kohës në të gjithë Rripin e Gazës”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se vazhdojnë sulmet në të gjithë Rripin e Gazës. Në një njoftim të publikuar, IDF-ja thekson se gjatë ditës së fundit, ata shkatërruan qindra infrastruktura të lidhura me organizatën terroriste Hamas

Shërbimet e urgjencës palestineze dhe qytetarët lokalë kërkojnë viktima në ndërtesat e shkatërruara gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin jugor të Gazës më 19 tetor 2023 në Khan Yunis, Gaza. (Foto nga Ahmad Hasaballah/Getty Images) Fotografia: Ahmad Hasaballah/Getty Images

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) sapo kanë postuar një përditësim në X2, në të cilin thuhet se “vazhdon të sulmojë gjatë gjithë kohës në të gjithë Rripin e Gazës”.

“Gjatë ditës së fundit, IDF, e drejtuar nga Shin Bet, shkatërroi qindra infrastruktura terroriste të Hamasit, dhjetëra prej të cilave u sulmuan në lagjen Sageya. Qindra infrastrukturat terroriste që u sulmuan përfshijnë vendet e lëshimit të raketave antitank, boshtet e tunelit, infrastrukturat e inteligjencës, selitë operative dhe shtabet e tjera”, kanë thënë nga IDF-ja.

Ajo pretendoi se kishte vrarë “kreun e krahut ushtarak të organizatës terroriste Komitetet e Rezistencës Popullore në Rafah, Rafat Harev Hossein Abu Halal” si dhe “një numër operativësh që i përkisnin forcës Najaba të Hamasit”, shkruan “The Guardian”.

Ndërsa, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, më 19 tetor nisi vizitën e tij dyditore në Izrael, që synon të tregojë solidaritetin e shtetit të tij me Izraelin dhe parandalimin që kriza e shkaktuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të përshkallëzohet edhe më shumë.

Në nisje të vizitës së tij, Sunak tha se sulmet e 7 tetorit të grupit militant palestinez, Hamas, ishin “akte të tmerrshme të terrorizmit”.

Ai potencoi se Britania e Madhe qëndron me Izraelin Në nisje të vizitës së tij, Sunak tha se sulmet e 7 tetorit të grupit militant palestinez, Hamas, ishin “akte të tmerrshme të terrorizmit”.

Ndërsa, me rastin e vizitës së Sunak në Izrael më shumë se 60 organizata bamirëse ndërkombëtare – duke përfshirë Action Aid UK, Bond, Cafod, Christian Aid, Islamic Relief, Médecins Sans Frontières UK, Oxfam GB dhe Save the Children UK – kanë nënshkruar një deklaratë duke i bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të shtojë përpjekjet e saj për të siguruar një armëpushim urgjent në Izrael dhe Gaza pas bombardimit të spitalit al-Ahli al-Arabi në Gaza dhe përshkallëzimit të paqëndrueshmërisë dhe krizës humanitare në rajon.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika