Rasti “Banjska” shënjestrohet nga Prokuroria Speciale për “Shpëlarje të parave” dhe vepra tjera penale

Prokuroria Speciale të enjten e 19 tetorit ka shënjestruar një rast të ri dhe ka konfiskuar sasi e madhe e armatimit, ndërsa sekuestruar 30 vetura dhe pasuri të paluajtshme rreth 20 milionë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se sot kanë shenjestruar një rast të ri.

Sipas burimeve të Betimi për Drejtësi”, bëhet fjalë për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Reshitaj si dhe me pas u vranë dhe 3 pjesëtarë të grupit terrorist.

PSRK ka njoftuar se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në takim me ekipin kanë shënjestruar një rast për “Shpëlarje të parave”, si dhe vepra të tjera penale.

Sipas Prokurorisë, në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth 20 milionë euro.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro”, thuhet në njoftim.

“Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre (3) persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës  janë nën masën e  paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas aksionit të 29 shtatorit që ndërlidhej me sulmin terrorist në Banjskë, PSRK njoftoi se do të parashtrojë urdhrin ndalues për sekuestrimin e një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokal.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar se operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, si dhe urdhër-kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve Radoiçiq dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika