Në mungesë të kuorumit, sërish dështon votimi i rezolutës në mbështetje të policisë

Kuvendi i Kosovës dështoi të hidhte në votim një projekt-rezolutë, që kërkon mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Në mungesë të kuorumit, për herë të dytë ka dështuar votimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

E njëjta ishte propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm vetëm 28 deputetë, dhe se kjo pikë do të vendoset në seancën e radhës, e cila tha se pritet të fillojë pas 10 minutash.

“Vetëm 28 deputetë janë të pranishëm, kështu që kjo pikë mbetet për t’u votuar në seancat e radhës, i kthehet kryesisë dhe vendoset brenda kryesisë në cilën seancë vendoset Rezoluta”, tha nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Deputetët e mazhorancës sërish e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të diskutohet shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një konference për media, kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika