Vuçiq për vizitën e “Pesëshes së Madhe”: Qëllimi i tyre është njohja e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për vizitën e "Pesëshes së Madhe" në Beograd ka thënë se "qëllimi i tyre është njohja e Kosovës"

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për vizitën e djeshme të “Pesëshes së Madhe” në Beograd, ka thënë se biseda ishte e vështirë, dhe se sipas tij, qëllimi i tyre është ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Natyrisht, gjithçka për Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë për ne. Njerëzit mendojnë se e gjithë kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është. Ajo ishte vetëm taktikisht e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në një kuptim strategjik. Qëllimi i vetëm është ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se beson që do të arrijnë të gjejnë “një rrugëdalje” dhe se Serbia do të vazhdojë me “suksese të mëdha në ekonomi, ndërtimin e infrastrukturës, duke ruajtur thelbën e interesave të tyre kombëtare”.

“Pikëpamja e tyre është krejtësisht e kundërt me tonën, nuk ka filozofi të madhe”, ka thënë tutje presidenti serb për mediat serbe.

Pësëshja euroamerikane e kryesuar nga emisari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë vizituar dje Kosovën dhe Serbinë.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika