ASK vonon publikimin e statistikave, ngecja shkakton pasoja

Disa vonesa në publikimit e të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës sipas njohësve të kësaj fushe, mund të ndikojnë negativisht në devijimin e gjetjeve, qofshin ato institucionale apo private. Kjo Agjenci thotë se është duke u munduar që t’i mbush këto boshllëqe

Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK

Statistikat e muajit mars janë publikuar në muajin maj nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Por, kjo nuk është hera e parë që statistikat publikohen me vonesë nga kjo agjenci.

Shyqeri Bytyqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës tregon pasojat që mund të shkaktohen nga këto vonesa.

“Marrë parasysh krizën e madhe që ka ndodhur kohëve të fundit dhe vonesa në informacione statistikore mund ta devijoj një vendim të mirë që mund të vijë nga nivel qendror”, ka thënë Shyqeri Bytyqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Shyqeri Bytyqi

Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha thotë se kjo nuk ndodhë me të gjitha publikimet.

“Nuk është për të gjitha anketat, është vetëm për një anketë e cila është anketa e fuqisë punëtore të cilët për shkak të refuzimeve për tu intervistuar kemi ngecë mbrapa, kjo është një sfidë e jona dhe po besoj që së shpejti do ta mbushum këtë boshllëk”, ka deklaruar Berisha.

Ilir Berisha

Agjencia e Statistikave të Kosovës është institucion i cili merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika