Sekuestrohen 22 dele pa dokumentacion, disa prej tyre u kontrabanduan nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 22 dele pa dokumentacion dhe disa prej tyre ishin të kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, ku drejtues ishte personi i dyshuar me inicialet T. A.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, ku dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti procedohet në procedurë të rregullt, delet dhe mjeti sekuestrohen, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) po ndërmerren veprimet e mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika