FSK-së pritet t’i shtohen edhe 600 ushtarë të rinj

Mehaj ka thënë se krahas rekrutimit të ushtarëve, prioritet kryesor vazhdon të mbetet blerja e armatimit

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të dielën e 22 majit ka njoftuar se brenda këtij viti do të hapin konkursin edhe për 600 ushtarë të rinj, që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka treguar se për 11 muaj kanë rekrutuar një mijë e 240 ushtarë.

“Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndal. Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse”, ka shkruar Mehaj.

Ministri ka theksuar se krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioritet kryesor.

Ushtria e Kosovës

Ndër të tjera, Mehaj ka thënë se “Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.”

Në fund, ai ka falënderuar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja të arta të kombit.

“Një falënderim të veçantë, meriton Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja, të arta të kombit tonë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, të shtunën e 21 majit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do të hapë konkurs për 75 pozita të profesioneve të ndryshme.

Në njoftim, thuhej se konkursi do të hapet gjatë periudhave të ndryshme kohore, sipas fushave të caktuara specifike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, procesi i punësimit të kategorive të kërkuara do të jetë transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes do të hapë konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika