Prokuroria inicion hetime për lëvizjen anti-islame që u themelua në Deçan

Janë iniciuar procedurat hetimore për të parë nëse ky grup po shfaqet elemente të nxitjes së urrejtjes, përçarjes së mosdurimit sipas Zëdhënësit të Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi

Ditë më parë në Komunën e Deçanit, një grup personash të mblodhën në një ndërtesë që ka dhënë lajmin se kanë themeluar një lëvizje me motive për shqiptarizmin.

“Lëvizja për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame”, deklarimet por edhe ato se çka u thanë gjatë daljes në publik të grupit nuk bën të hetohen edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për KALLXO.com ka thënë se janë iniciuar procedurat hetimore për të parë nëse ky grup po shfaqet elemente të nxitjes së urrejtjes, përçarjes së mosdurimit.

“Ne si prokuror nga paraqitja publike e atyre që dhe iniciativave të tyre, në vazhdimësi të rastësive të kemi monitoruar sot, Prokuroria Theme e Pejës ka hapur, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo durimit. Dhe vendimet nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”- tha Nikçi për KALLXO.com,përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika