Bozhoviq thotë se një serb tentoi ta vriste, paralajmëron konferencë për media

Bojan Bozhoviq nga komuniteti serb që jeton në Zubin Potok ka njoftuar se një person me  veturë me targa KM e ka goditur veturën e tij gjersa ishte në lëvizje së bashku me familjen e tij.

Ai ka thënë se i dyshuari është “nga komuniteti serb që jeton në Zubin Potok dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes” kështu duke shpërndarë edhe disa fotografi të veturës së dëmtuar.

Për të gjitha këto, Bozhoviq ka paralajmëruar konferencë për media ku do të adresojë disa nga pikëpyetjet se “pse duan ta vrasin atë”.

“Para një viti ma kanë vënë zjarrin makinës. Mbrëmë kriminelët shkuan një hap më tej. Ata e goditën direkt automjetin tim me një makinë me targa false KM. i dyshuari serb nga Z. Potoku, kontrabandist dhe kriminel, ka dashur të ikë nga vendi i aksidentit pasi ka goditur drejtpërdrejt automjetin tim. Pse duan të më vrasin mua, kush do të më vrasë, do ta them pas disa ditësh në konferencën për shtyp. Unë dhe 4 anëtarë të familjes shpëtuam me plagë të lehta”, ka shkruar Bozhoviq në Facebook.

Ndryshe, edhe gjatë vitit të kaluar, Bozhoviq ka raportuar se ia kanë djegur veturën pasi e kishte me targa RKS.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika