Forcat ukrainase përgatiten për një sulm në kufirin me Bjellorusinë

Forcat ukrainase kanë ndërtuar një linjë të re mbrojtjejeje përgjatë kufirit verior të pafortifikuar me Bjellorusinë

Foto: The Guardian

Forcat ukrainase kanë ndërtuar një linjë të re mbrojtjeje përgjatë kufirit verior të pafortifikuar me Bjellorusinë mes shenjave të një sulmi tjetër.

Rusia kishte pushtuar Ukrainën përmes kufirit të Bjellorusisë në shkurt, kur ishte munduar të kapte kryeqytetin, Kiev.

Më 10 maj, shefi i ushtrisë së Bjellorusisë, Viktor Gulevich, kishte njoftuar vendosjen e forcave speciale dhe pajisjeve bjelloruse në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si një “kërcënim jugor” nga Ukraina dhe NATO, shkruan “The Guardian”.

Bjellorusia ka kryer stërvitje ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën që nga fillimi i majit.

Të martën, Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, i kishte kërkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, e cila u mblodh në Moskë, të qëndrojë e bashkuar për Ukrainën dhe e kishte akuzuar Perëndimin për zgjatjen e konfliktit.

Para shkurtit, pjesa më e madhe e kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë përbëhej nga pika të vogla kontrolli të ngjashme me kioska, të cilat tanket ruse i depërtonin me lehtësi.

Dy ditë pas pushtimit, Ukraina kishte mbyllur të gjitha pikat e saj kufitare me Bjellorusinë dhe Rusinë.

Largimi i qytetarëve nga Ukraina

Në analizën e tyre të kërcënimit nga Bjellorusia, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar kishte thënë se prania e forcave bjelloruse në kufi ndoshta do të pengonte Ukrainën nga vendosja e operacioneve mbështetëse në frontin e saj të Donbasit.

Ndryshe, pas fillimit të luftës në Ukrainë, shumë vendas u larguan nga vendet ku po jetonin.

Sipas Komisionit të Lartë të OKB-së për refugjatët, rreth pesë milionë e 133 mijë e 747 ukrainas janë larguar nga vendi që prej fillimit të pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Sipas Komisionit të Lartë të OKB-së, gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të refugjatëve që janë larguar nga vendi.

Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas. Rreth dy milionë kanë shkuar në Poloni.

Vendet fqinje ku kanë shkuar ukrainasit, përveç Polonisë janë: Rumania 757 mijë e 047, Rusia 549 mijë e 805, Hungaria 471 mijë e 080,  Moldavia 426 mijë e 964, Sllovakia 342 mijë e 813 dhe Bjellorusia 23 mijë e 759.

Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika