Haradinaj-Stublla: Zbatimi i Asociacionit pa njohjen dejure nga Serbia, nënkupton zgjerimin e ndikimit rus

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo ka theksuar se implementimi i çfarëdo versioni të Asociacionit, pa njohjen de-jure nga ana e Serbisë, do të rrisë ndikimin rus dhe legalizimin e strukturave paralele serbe

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut pas takimeve të 26 shtatorit në Bruksel.

Haradinaj-Stublla ka thënë se implementimi i Asociacionit, në çdo formë që ai të vije, pa njohjen zyrtare të Serbisë, do të rrezikojë sferën e ndikimit rus dhe do të krijojë një legjitimim të institucioneve paralele serbe.

Ajo ka shprehur bindjen se kjo situatë mund të çojë në ndarjen e Kosovës në të ardhmen, si pasojë e këtyre zhvillimeve. Kjo deklaratë është bërë përmes një postimi në platformën “X”.

“Implementimi i ‘Asociacionit’ (çdo version) pa njohjen dejure nga Serbia (në këtë rast do të përcaktoheshin edhe kufijtë e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011) do të thotë:

1.Zgjerimi i epiqendrës së ndikimit rus edhe brenda Kosovës;

2.Legalizimi i institucioneve paralele serbe aktualisht ilegale në Kosovë, dhe

3.Prelud i ndarjes pas disa vitesh!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë se pas takimeve të fundit në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni përmes një letre kanë dalë me kërkesa të drejtpërdrejta për Kosovën dhe Serbinë.

Ata kërkuan që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor, ndërkaq Serbia realizojë njohjen defacto.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika