Përdor certifikatën e rrejshme të veteranit të luftës, dënohet me burg me kusht

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me burgim me kusht të pandehurin M.U., i cili ka përdorur dokumentin e rrejshëm si të vërtetë, përkatësisht certifikatën e veteranit të luftës

Ilustrim

Një person është dënuar me burgim me kusht, pasi që i njëjti ka përdorur dokumentin e rrejshëm si të vërtetë, përkatësisht certifikatën e veteranit të luftës.

Sipas Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i pandehuri me inicialet M.U., më shtatë mars të vitit 2018, kishte shkuar në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe kishte përdorur dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë.

“Më shtatë mars të vitit 2018 në Mitrovicë, në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale – Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve të luftës dhe Viktimave Civile, ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq, Certifikatën e veteranit të luftës me numër L4/7965 të datës 20.04.2016”, thuhet në aktigjykim.

Ilustrim

Po ashtu, i dyshuari kishte me vete edhe vërtetimin e Zyrës për Çështjen e personave të dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emrin e tij, edhe pse i njëjti nuk gjendej në listën e veteranëve, e as që ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së.

“Dokumentacionin e siguruar kështu me kërkesë për pensionin e veteranit numër … , e ka dorëzuar në zyrën e cekur, pra ka përdorur dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata ka shqiptuar ndaj M.U. dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej dy vjetësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Po ashtu, Gjykata njofton se të akuzuarit i konfiskohen Certifikata e Veteranit Luftëtar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Vërtetimi i Veteranit Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lëshuar nga Zyra për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika