Çitaku i reagon Speciales: Po bëni përndjekje politike

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj bastisjes së fundit nga Specialja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami. Ajo ka theksuar se kjo është një përndjekje politike

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për bastisjen nga Specialja që po zhvillohet në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami.

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo ka theksuar se gjatë ditës së djeshme janë bastisur “Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di”.

“Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka përfunduar Çitaku.

Ndryshe, Prokuroria e Specializuar e Hagës edhe gjatë ditës së djeshme kishte bastisur banesat e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala dhe Bashkim Smakajt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika