Osmani për minatorët: Bllokimi në minierë ishte opsioni i fundit por edhe më i vështiri, nuk kishin zgjidhje tjetër

"Bllokimi në minierë ishte opsioni i fundit por edhe më i vështiri për minatorët. Qe tetë ditë miniera e Trepçës është në bllokadë", ka thënë Gani Osmani nga Sindikata e "Trepçës"

Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës ka thënë se deri më tani ka pasur keqmenaxhim nga ana e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

Në emisionin “FIVE”, Osmani e akuzuar u.d e kryeshefit ekzekutiv se gjithmonë ka tentuar të shkaktojë përçarje në mes të punëtorëve dhe se ndonëse performancën nuk e vlerësojnë punëtorët, ata e dinë se sa mund të punojë shefi i tyre.

“Ai është ushtrues detyre qe dy vjet, kemi pasë tentime edhe kërkesa te Bordi që të kontrollohen. Nuk janë realizuar deri më tani, ka pasur grumbullim të borxheve duke filluar nga trusti pensional, sigurimi i punëtorëve. Performancën e vlerëson dikush tjetër, por ne e dimë se sa punon. Ne pagat nuk i merrshim me kohë, ka pasur keqmenaxhim, përcarje mes punëtorëve, asnjëherë nuk ka qenë në vendin e punës në minierë të shohë nga afër si punojmë ne”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se greva ka qenë opsioni më i fundit por edhe më i vështiri që është zgjedhur pasi të gjithë minatorët janë bllokuar në minierë, të cilëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Bllokimi në minierë ishte opsioni i fundit por edhe më i vështiri për minatorët. Qe tetë ditë miniera e Trepçës është në bllokadë”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se ende nuk ka ndonjë përgjigje nga qeveria për këto kërkesa dhe se janë duke pritur për një të tillë me shkrim.

Osmani: U suspenduan njerëzit e zëshëm të minatorëve

Tutje, Osmani ka thënë se minatorët nuk kanë formuar këshill grevist sepse gjithmonë janë suspenduar personat më të zëshëm dhe që kanë pasur kërkesa.

Ai ka thënë se kjo grevë nuk është aspak politike dhe se minatorët janë të bindur në kërkesat e tyre.

Ndryshe minatorët e Trepçës qe 8 ditë janë në grevë me kërkesë që t’iu përmirësohen kushtet e punës, t’iu dalin pagat me kohë dhe të shkarkohet menaxhmenti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika