Intervistimi për anëtarë të Bordit të RTK-së, Lëvizja Fol: I padrejtë e jotransparent

Lëvizja Fol ka akuzuar për mungesën e transparencës dhe meritokracisë në procesin e intervistimit të kandidatëve për Bordin e RTK-së, duke kërkuar kështu ripërsëritjen e konkursit

Fotografi ilustrim

Procesi i intervistimit të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK) është akuzuar për mungesë transparence, mosrespektim të parimit të meritokracisë dhe shkelje të integritetit, nga Lëvizja Fol.

Në fazën e intervistimit të kandidatëve të propozuar për Bordin e RTK-së, Lëvizja Fol ka theksuar se procesi ka qenë i padrejtë dhe jotransparent.

Komisioni AdHoc i Kuvendit të Kosovës ka intervistuar 13 kandidatë, por shqetësimet e organizatës kanë të bëjnë me disa çështje kyçe.

Lëvizja Fol ka kritikuar faktin se kandidatët nuk janë pyetur për të njëjtat pyetje gjatë intervistimit, duke krijuar kështu vështirësi për një vlerësim objektiv.

Anëtarët aktualë të bordit të RTK-së i janë nënshtruar pyetjeve shtesë, të cilat janë cilësuar si tendencioze nga Lëvizja Fol.

Kohëzgjatja e 15 minutave për secilin kandidat është konsideruar e pamjaftueshme për një pozitë të rëndësishme si ajo e anëtarit të bordit të RTK-së.

Lëvizja Fol ka vlerësuar se praktika e dhënies së pikëve në përfundim të të gjitha intervistave, në vend të pas çdo interviste, nuk e respekton standardin e vlerësimit objektiv.

“Ajo që është tejet shqetësuese dhe indikator i fuqishëm i mosrespektimit të parimit të meritokracisë është diskrepanca në poentimin e kandidatëve nga ana e anëtarëve të Komisionit për të njëjtin kandidat. Për shembull, dy kandidatë kanë marrë nga 4 pika në total nga deputetët Agim Veliu dhe Armend Zemaj dhe nga 100 pikë nga deputetët tjerë. Veliu dhe Zemaj nuk kanë ofruar asnjë arsyetim për poentimin minimal, gjë që nuk përkon me praktikat e krijuara gjatë proceseve rekrutuese me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë”, thuhet në reagimin e tyre.

Përveç kësaj, Lëvizja Fol ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me propozimin e njërit prej kandidatëve, Mehmet Kalisi, i cili ka përdorur gjuhë fyese ndaj mediave dhe ka propozuar krijimin e një agjencie shtetërore të lajmeve në kuadër të RTK-së.

“FOL ka monitoruar edhe procesin e kaluar të përzgjedhjes së anëtarëve të këtij bordi, ku gjithashtu kandidati me më së shumti pikë ishte Mehmet Kalisi, përkundër faktit se i njëjti, në të kaluarën ka përdorur gjuhë fyese ndaj mediave dhe i cili gjatë intervistimit kishte përmendur si ide krijimin e një agjencie shtetërore të lajmeve në kuadër të RTK-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Fol.

Lëvizja Fol ka bërë thirrje për një trajtim më të përgjegjshëm të propozimeve të kandidatëve dhe për mundësinë e ripërsëritjes së konkursit, “në mënyrë që të respektohen parimet e meritokracisë për pozitat e zgjedhura në institucionet me interes publik siç është Radio Televizioni Publik i Kosovës”.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika