Behrami: Specialja ka dështuar në hetimet e saj, ka filluar të konfiskojë iPad të fëmijëve

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami është një prej personave që ka qenë objekt i bastisjeve nga Prokuroria Speciale në ditët e fundit

Gjykata Speciale në Hagë ka dështuar në hetimet për trafikim organesh dhe po dështon për krimet e pretenduara të luftës ka thënë Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, i cili ka qenë cak i bastisjeve nga Prokuroria Speciale gjatë ditëve të fundit.

Pasi ka dështuar në këto, Specialja ka filluar të konfiskojë iPad të fëmijëve, ka potencuar më tutje Behrami.

“Gjykata Speciale hetimet i filloi për trafikim të organeve. Dështoi!

Vazhdoi hetimet për krime të pretenduara të luftës. Po dështon!

Tani ka fillu me konfisku iPad të fëmijëve! Cirk!”, ka shkruar ai në Facebook.

Behrami, pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, para mediave ka thënë se bastisje të tilla kanë qëllim frikësimin e qytetarëve.

“Ata nuk vijnë për të marrë diçka, por për të tërhequr vëmendje mediale dhe për të ndjellë frikë. Por ne nuk jemi frikësuar as në luftë e as nga regjimi i Millosheviqit e as nuk i frikësohemi as kësaj Prokurorie”, ka thënë Behrami, duke shtuar se janë krenar me punën që kanë bërë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisin 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim tërheqjen e vëmendjes mediale.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika