Drenas: Gruaja që u raportua e zhdukur paraqitet në polici, thotë se burri e largoi nga shtëpia

Pasi ishte raportuar e zhdukur, gruaja nga Drenasi është paraqitur në stacionin policor dhe ka thënë se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj, dhe se ky i fundit i kishte kërkuar të largohet nga shtëpia

Një grua nga Drenasi, më 24 tetor të këtij viti, ishte larguar nga shtëpia dhe më 2 nëntor ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ajo ka thënë se ishte larguar nga shtëpia, duke qenë se pas një fjalosjeje me bashkëshortin e saj, ky i fundit e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpisë.

“Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia ka njoftuar se me kërkesën e saj ajo është dërguar në strehimore, dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Gllogoc  24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë,  viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj. Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika